Ballina Aktualitet Biznes brenda llojit/ Progeen merr tenderin 10 mln euro për ndërtimin e...

Biznes brenda llojit/ Progeen merr tenderin 10 mln euro për ndërtimin e ofiçinës së trenave Tiranë-Durrës

89
0

Një bashkim kompanish mes Progeen, Beqiri dhe Hydron Eng Consulting është shpallur fituesi i tenderit 11 milionë euro për ndërtimin e ofiçinës së trenave që do të përshkojnë linjën Tiranë-Durrës.

Hekurudha Shqiptare shpalli fituesin e kontratës së majme duke përzgjedhur bashkimin e këtyre kompanive si kontraktorin që hartojë projektin e ndërtuar dhe më pas do të ndërtojë bazën mekanike për mirëmbajtjen e trenave ‘Depo”, Tirane – Durres – Rinas”. Oferta fituese ishte 9.6 milionë euro ose gati 1.4 milionë euro më poshtë se vlera limit.

Biznes brenda llojit/ Progeen merr tenderin 10 mln euro për ndërtimin

Megjithatë proçedura e prokurimit rezultoi me garë minimale. Veç ofertës fituese të bashkimit të tre kompanive, në garë pati dhe vetëm një ofertë tjetër, që ishte ajo e bashkimit A.N.K & A.E Enginering, të cilat ofruan vlerën 9.83 milionë euro.

Kontrata do të zbatohet sipas modelit Design & Build (me çelësa në dorë), ku Kontraktori mban përgjegjësi të plotë për realizimin e projektit në të gjitha fazat e tij, duke përfshirë projektimin, ndërtimin, furnizimet, instalimin e sistemeve, testimin, komisionimin dhe dorëzimin përfundimtar funksional të objektit.

Lidhjet e arta të Kuçukut
Progeen është një produkt kryekëput Rilindës. Ajo është themeluar në shtator të vitit 2013, menjëherë pas ardhjes në pushtet të socialistëve. Por kompania nisi të rritej me ritme të shpejta. Rritja e saj ka qenë e jashtëzakonshme veçanërisht në 5 vitet e fundit.

Progeen zotërohet nga biznesmeni Genc Kuçuku. Zoti Kuçuku është bashkëshorti i një drejtoreshe të lartë në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit. Kompania ka marrë leje të shumta ndërtimi në Tiranë, përfshirë një kullë 52 kate në bashkëpunim me Smart Construction të Redi Strugës.

Biznes brenda llojit/ Progeen merr tenderin 10 mln euro për ndërtimin

Kulla e Kucukut dhe Redi Struges

Por paralelisht kjo kompani ka përfituar masivisht edhe kontrata publike nga qeveria, veçanërisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Tashmë Progeen do të jetë ndërtuesja e ofiçinës së trenave elektrikë, që do të udhëtojnë në aksin Tiranë-Rinas Durrës për 9.6 milionë euro./Kapital