Ballina Lifestyle Çfarë ndodhi në të vërtetë? Pse nëna e Hayden Panettiere beson se...

Çfarë ndodhi në të vërtetë? Pse nëna e Hayden Panettiere beson se i dashuri i saj po gënjen policinë

51
0

Nëna e aktores së ndjerë, Hayden Panettiere, Lesley Vogel, ka ngritur dyshime mbi versionin e dhënë nga i dashuri i vajzës së saj, Brian Hickerson, për orët e fundit para vdekjes së saj.

Vogel pretendon se kronologjia e ngjarjeve nuk është e qartë dhe se disa detaje të rrëfimit të Hickerson nuk përputhen me atë që ajo ka mësuar nga autoritetet.

Panettiere, e njohur për rolet në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, u gjet pa ndjenja më 16 gusht në një banesë në Greenville, Karolina e Jugut.

Ajo u shpall e vdekur në moshën 36-vjeçare. Sipas autoriteteve, autopsia nuk ka treguar shenja traume, ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes mbetet ende nën hetim.

Në momentin kur Panettiere u gjet pa ndjenja, në banesë ndodheshin Brian Hickerson dhe vëllai i tij, Zach.Sipas versionit të treguar nga Zach, ai kishte shkuar në banesë pasi nuk kishte mundur të kontaktonte Hayden dhe Brian.

Pasi e gjetën aktoren pa ndjenja, Zach telefonoi urgjencën, derisa Brian i dha Narcan dhe të dy tentuan ta reanimonin.Megjithatë, Vogel ka vënë në dyshim këtë version.

Ajo është fokusuar veçanërisht te prania e Narcan-it, një medikament që përdoret për të kundërvepruar ndaj mbidozës nga opioidet. Sipas saj, mbetet e paqartë se kur dhe si ishte siguruar medikamenti.

Ajo gjithashtu ka pyetur se si Hickerson mund të kishte qenë duke fjetur pranë vajzës së saj pa kuptuar se gjendja e saj ishte serioze. Historia e marrëdhënies mes Panettiere dhe Hickerson është gjithashtu pjesë e vëmendjes së madhe që ka marrë rasti.

Të dy kishin pasur një lidhje të ndërprerë ndër vite dhe marrëdhënia e tyre ishte shoqëruar më herët me akuza për dhunë në familje.Hickerson ishte dënuar në vitin 2021 për dhunë ndaj Panettiere dhe kishte vuajtur dënim me burg.