Ballina Politika HUMORI TURPSHEM/ Rama pyet Diellën për performancën e Kumbaros, Mirela bëhet me...

HUMORI TURPSHEM/ Rama pyet Diellën për performancën e Kumbaros, Mirela bëhet me turp dhe ja jep të qeshurës duke mbuluar fytyrën

59
0

Në pamjet e shpërndara nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë maratonës përgatitore, vëmendjen nuk e morën sfidat e arsimit apo bilancet shtetërore, por një moment sa komik aq edhe domethënës. Në ekranin gjigant përballë tryezës shfaqet “ministrja virtuale” Diella, e veshur me kostum tradicional, e cila pyetet nga Rama se çfarë mendimi ka për ministren e re të Arsimit, Mirela Kumbaro.

Përgjigjja e inteligjencës artificiale? Një lavdërim i kopsitur me mjeshtëri prej “punonjëseje me eksperiencë”, ku algoritmi derdh superlativa për kolegen e saj prej mishi e kocke.

Por ironia më e madhe e skenës nuk qëndron te kodi i Diellës, por te reagimi i vetë Kumbaros. Siç duket qartë në foto:

Dorë mbi fytyrë dhe e qeshur e mbytur: Ministrja e Arsimit kapet nga kamerat duke mbuluar fytyrën me dorë, e përfshirë nga një e qeshur që mezi po e mban. Skena lë shumë pak vend për dyshim: kur edhe vetë protagonistja e këtij “show” teknologjik nuk i reziston dot absurditetit të situatës, është e qartë se sa artificialisht i ndërtuar është ky dialog.