Ndërkohë që qeveria përpiqet ta kanalizojë protestën në një lëvizje që sipas tyre është e dëmshme për turizmin, e vërteta është që turistët janë bërë gjithë e më shumë pjesë e revolucionit që po vijon prej 86 ditësh në Tiranë.
Në fjalën e saj para protestuesve, një turiste nga Gjermania ka deklaruar se i ka ndjekur protestat nga Berlini dhe ajo që mendonte ishte se shqiptarët janë të guximshëm dhe që meritojnë të kenë demokraci sa kohë luftojnë për idealet e tyre.
Ajo u ka bërë thirrje protestuesve të vijojnë qendresën e tyre.
“Kam ardhur këtu për 20 vite në vendin tuaj të bukur. Ne e duam shumë vendin tuaj, jeni të mirë, miqësor dhe ju e meritoni demokracinë.
Po ndiqja demonstratat tuaja nga Berlini, Gjermani, dhe mendoja që këta njerëzit kanë fuqi që të luftojnë për idealet e tyre. Luftoni dhe bëhuni demokracia”, tha ajo.







