Ballina Politika ‘Dosja 184’/ Myslim Murrizi, ‘plas’ përgjimet: Hajdutët e pushtetit, dhe të ‘dashuruarit’...

‘Dosja 184’/ Myslim Murrizi, ‘plas’ përgjimet: Hajdutët e pushtetit, dhe të ‘dashuruarit’ pas SPAK-ut

85
0

Përgjimet e dosjes 184 për zgjedhjet në Dibër në 2016. Se çfarë kishte këtu për t’u hetuar, vetëm gagaç prokurorët që kishin këtë çështje mund ta dinë.

Se pse kjo dosje shkoi në Prokurorinë e Dibrës dy herë dhe nuk e mbajti SPAK-u, vetëm spurdhjak prokurorët enveristë të SPAK-ut që e kishin këtë dosje mund ta dinë.

Çfarë duhet më shumë se kaq për t’u quajtur vepër penale për krimet zgjedhore?

Po prej 5 vitesh janë dënuar e po dënohen çdo ditë njerëz nga 10-15 vite që mendohet se janë ata që kanë folur në telefona Sky, Encro apo BQ dhe përgjimet janë bërë nga policia franceze, belge apo holandeze pa vendim gjykate e pa kryer asnjë vepër penale në Republikën e Shqipërisë.

Po këta “ustallarët” që flasin hapur për të blerë vota pse nuk dënohen?

Meqë pashë një portal që kishte marrë në mbrojtje Brahon dhe SPAK-un se po i bien në qafë kot dynjaja, ja për këto fenomene dhe për sjelljen me shumë standarde besoj që po ankohen qytetarët pse prej 9 muajsh nuk është regjistruar asnjë procedim penal.

A ka shqiptar që mund të besojë se nga data 16 dhjetor 2025, kur Braho u zgjodh në krye të SPAK-ut nga vota e qefli Beqirit të KLP-së që i mbylli çështjen dhe vota e Zeqirit të KLP-së që i punësuan djalin në BKH, nuk vidhet më nga hajdutët e pushtetit?

Sa për hotelet apo shtëpitë që mund të kenë marrë tek Shtufi, Arlisi, Zamiri apo kudo, nuk është problem jo, por kush është burimi i të ardhurave dhe e dyta, që ta dinë portalet dhe port-halet, që ish-prokurori z. Besnik Muçi është larguar nga vetingu për një shtëpi të blerë pikërisht aty ku ka blerë më pas gjysma e prokurorëve të Hajdar-SPAK-ut, se ju quajt kontakt i papërshtatshëm.

Tani ftoj çdo portal që qenka prekur thellë dhe çdo prokuroruc të SPAK-ut ta dëgjojë për “nostalgji” këtë audio-përgjim.

Ftoj edhe çdo qytetar që prej 3 muajsh proteston duke hedhur parulla për burgosjen e politikanëve.

Kjo pra është ajo drejtësia e “re” e leshit që krijuan fundërrinat që mashtruan shqiptarët se po krijonin SPAK-un për të ndëshkuar të pandëshkuarit në 36 vite.