Ballina Aktualitet “Rrëzohet sindroma që një nga këto dy partitë e mëdha PS apo...

“Rrëzohet sindroma që një nga këto dy partitë e mëdha PS apo PD, duhet të jenë patjetër në pushtet”/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Nuk na përfaqësojnë

38
0

Në ditën e saj të 87-të radhazi të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarët janë mbledhur sërish përpara nisjes së marshimit drejt ndërtesës së Kryeministrisë.

Në një prononcim, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj, i cili i është bashkuar qëndresës që prej ditës së tretë, deklaroi se kjo lëvizje ka thyer tabutë e politikës tradicionale në vend.

Zotaj theksoi se qytetarët nuk po rreshtohen më pas simboleve partiake, por po bashkohen për shkak të interesit kombëtar dhe revoltës ndaj klasës politike.

“Është rrëzuar komplet mendësia apo sindroma që një nga këto dy partidë e mëdha, PS apo PD, duhet të jenë patjetër në pushtet. Njerëzit nuk rreshtohen më në emër të partisë, por të interesit kombëtar. Populli ka dalë në shesh dhe i ka thënë jo kësaj politike. Populli del në shesh për t’i dalë zot atdheut,” u shpreh ai.

Ish-luftëtari i UÇK-së hodhi akuza të forta ndaj pushtetit, duke nënvizuar se qytetarët ndihen të vjedhur dhe të pambrojtur prej vitesh.

“Kjo qeveri ka mashtruar shqiptarët që prej fillimit të saj në vitin 2013. Sot akoma dalin nëpër fushata dhe premtojnë kanalizime e ujësjellës. Ne jemi të mallkuar nga politikanë kriminalë. Pakënaqësia më e madhe që ka ndodhur këtu është se jo vetëm se kemi qenë të vjedhur sistematikisht, por kemi qenë edhe të pambrojtur,” deklaroi Zotaj.