Ballina Kronika Operacion shpëtimi/ Ra nga 50 metra lartësi në humnerë, shpëtohet 51-vjeçari në...

Operacion shpëtimi/ Ra nga 50 metra lartësi në humnerë, shpëtohet 51-vjeçari në Mallakastër

58
0

Një operacion shpëtimi u zhvillua mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 51-vjeçar ra aksidentalisht në një humnerë nga një lartësi prej rreth 50 metrash.

Sipas burimeve, Fluturim Salobehaj, banues në fshatin Selitë të Mallakastrës, dyshohet se po tentonte të riparonte një tubacion uji pranë fshatit, kur ka rënë në terrenin e thepisur.

Familjarët e kanë gjetur të plagosur pasditen e sotme dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat, pavarësisht terrenit të vështirë malor, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 51-vjeçarit nga humnera.

Fatmirësisht, ai ka mbijetuar, por ka pësuar disa fraktura. I dëmtuari po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.