Ballina Kronika Burgu i sigurisë së lartë/ Gjendet drogë në qelitë e 313-s

Burgu i sigurisë së lartë/ Gjendet drogë në qelitë e 313-s

46
0

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për drog të llojit kokainë dhe hashash, e gjetur gjatë një kontrolli blic. Mësohet se janë gjetur 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash në burgun 313 në qelinë e të akuzuarit për tentativë vrasje Oltjon Asllani. Dyshohet se lënda narkotike është futur përmes ushqimit të dërguar nga një familjar.

Asllani është 28-vjeçari që të premten 22 gusht 25  qëlloi me kallashnikov drejt një mjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona, duke terrorizuar edhe kalimtarët në rrugë pasi doli nga mjeti me armë në dorë.

Më herët, 28-vjeçari ishte dhunuar fizikisht nga 4 persona. Pas këtij konflikti, ai mori armën, dhe i shoqëruar në makinë nga shoku i tij 30-vjeçari Serxho Bajza, edhe ky i arrestuar, nisi të qëllojë me kallash ndaj makinës ku lëviznin 2 nga personat me të cilët ishin zënë për shkak të kalimit në rrugën pranë shtëpisë së tij.

Ata akuzohen për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.