Ballina Opinion Shqiptarët po presin, por nuk.mund të presin pafund Ramën

Shqiptarët po presin, por nuk.mund të presin pafund Ramën

130
0

Nga Spartak Ngjela 

Duhet tê kujtohemi se Shqipëria ende nuk po drejtohet nga patrotizmi shqiptar, por nga ish rrenegatët shqiptarë; të cilët sot nuk po kanë fuqi t’i bëjnë dot dëm historik Shqipërisë, sepse i tremb aleanca e thellë Shqipëri – Amerikë.

Gjithsesi Shqipëria është protektorat amerikan dhe gjithçka sot është e sigurt në të dy shtetet shqiptare: edhe në Shqipëri dhe, edhe në Kosovë.

Por na duhet të theksojmë që pasiviteti i qeverisë Rama në Tiranë ka krijuar një pengesë në zhvillimin integral të Shqipërisë dhe Kosovës.

Por gjithsesi këta renegatë asgjë nuk po bëjnë dot, sepse Shqipërinë dhe Kosovën e mban sot raporri i ngushtë historik që është vendosur midis shqiptarëve dhe politikës amerikane.

Por gjithsesi duhet ta theksojme se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk po pranon që t’i ngerë edhe më lart marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë.

Pse?

Përse na duhet analiza e këtij fakti, sepse e gjithë bota shqiptare në Gadushullin tonë, tani është e mbrojtur, kurse zhvillimi është në kompetencë te kryeministrit Edi Rama.

Dhe shqiptarët po presin, por nuk.mund të presin pafund.