Ballina Lifestyle Kostumi i Sydney Sweeney si Gruaja e Mrekullive po çmend internetin

Kostumi i Sydney Sweeney si Gruaja e Mrekullive po çmend internetin

41
0

Sydney Sweeney mund të mos jetë pjesë e universit të DC-së, por këtë herë vendosi të hyjë në rolin e Gruas së Mrekullive, duke u shfaqur e veshur si superheroina e famshme. Në një seri fotosh të publikuara me 22 gusht, aktorja e Euphoria u tregoi adhuruesve momente nga arratisja e saj “camp ’26”, ku mori pjesë në një sërë aktivitetesh pranë ujit, e veshur me një kostum prej lateksi që të kujtonte menjëherë heroinat e filmave.

Në një selfie para pasqyrës, Sweeney shfaqet duke imituar heroinën e novelave grafike, me një korse të kuqe prej PVC-je, me dekolte të theksuar dhe jakë në formë zemre. Korseja e ngushtë, me lidhëse pas qafës, ishte zbukuruar me detaje të arta në pjesën e kupave të gjoksit, si dhe me një litar të artë në vend të “rripit” dekorativ, duke iu referuar kostumit ikonik të Gruassë Mrekullive. Sweeney e vazhdoi të njëjtën temë me të brendshme të vogla prej lateksi blu të ndezur, me prerje shumë të lartë përpara dhe të zbukuruara me yje të bardhë. Një litar i gjatë ngjyrë argjendi ishte lidhur me pantallonat e shkurtra përmes një unaze të artë.

Sweeney hoqi dorë nga flokët e gjatë dhe të zinj karakteristikë të Gruas së Mrekullive dhe mbajti flokët e saj natyralë, me onde ngjyrë bionde të artë. Në kokë kishte vendosur një version prej lateksi të diademës së artë të personazhit, me një yll të kuq në qendër. Duke buzëqeshur para kamerës pranë të dashurit, Scooter Braun, aktorja e The Housemaid e plotësoi pamjen me një palë doreza të gjata prej lateksi ngjyrë ari. Ndërkohë, Scooter u shfaq si Supermeni përballë Gruas së Mrekullive, i veshur me kostumin karakteristik blu të errët të superheroit dhe me një “S” të madhe të kuqe në gjoks.