Ballina Europë Kthesë me 180 gradë pas largimit të Orban, Hungaria shpall Rusinë “kërcënim...

Kthesë me 180 gradë pas largimit të Orban, Hungaria shpall Rusinë “kërcënim për Evropën dhe rendin global”

19
0

Një ndryshim dramatik po ndodh në politikën e jashtme të Hungarisë pas largimit të ish-kryeministrit Viktor Orbán. Qeveria e re hungareze e ka cilësuar zyrtarisht Rusinë si një “kërcënim për Evropën dhe rendin global” në udhëzimet e hartuara për delegacionin e saj që do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, raportoi mediatike Der Spiegel.

Ky qëndrim shënon një kthesë rrënjësore nga linja e mëparshme miqësore me Moskën, pasi kryeministri Péter Magyar fitoi zgjedhjet përballë Viktor Orbánit. Në dokumentin zyrtar të qeverisë hungareze thuhet se Hungaria dënon agresionin ushtarak rus dhe mbështet plotësisht sovranitetin e integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke konsideruar se sjellja e Rusisë përbën një kërcënim direkt për Hungarinë, Evropën dhe rendin global.

Nën udhëheqjen e re, Budapesti ka marrë një kurs të qartë pro-evropian duke ndërmarrë disa hapa pajtues me Ukrainën. Më 19 gusht, Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, vlerësoi mbylljen nga Hungaria të hetimit për pastrim parash ndaj një konvoji bankar ukrainas, i cili ishte bllokuar në mars me 82 milionë dollarë në para cash dhe ar.

Gjithashtu, në muajin qershor, Ministri i Marrëdhënieve Sociale, Zoltán Tarr, njoftoi se qeveria rrëzoi zyrtarisht ndalimin 9-mujor që administrata e Orbanit i kishte vendosur medieve ukrainase. Pas këtyre marrëveshjeve dypalëshe në qershor, të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën e gjelbër për hapjen e grupit të parë të negociatave të anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë.