Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Klos, dyshohet se një person është hedhur nga...

Ngjarje e rëndë në Klos, dyshohet se një person është hedhur nga Ura e Vashës

40
0

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë tek “Ura e Vashës” pjesë e rrugës së Arbrit.

Burime bëjnë me dije se një person i cili ka ardhur nga Tirana është hedhur nga ura e cila është 152 metra e lartë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se aty ndodhet edhe automjeti tip fuoristradë me të cilin ka ardhur personi nga një fshat i Tiranës.