Ballina Aktualitet Ramës ju deshën 13 vjet për të hequr monopolin e shërimit të...

Ramës ju deshën 13 vjet për të hequr monopolin e shërimit të tropozave tek privati e për ta rikthyer shërbimin në QSUT

69
0

Nëse keni pritur 13 vjet për një ndërhyrje jetëshpëtuese në spitalin publik, kemi lajme të shkëlqyera: “Rrota e historisë” përsëriti veten sot në QSUT! Pas më shumë se një dekade mungesë, shërbimi i trombektomisë mekanike u rikthye me bujë, duke u prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë si një arritje e jashtëzakonshme e teknologjisë moderne.

Navigimi i sistemit shëndetësor publik në Shqipëri duket se kërkon durim olimpik. Edhe pse kjo ndërhyrje për heqjen e mpiksjeve të gjakut në tru kryhej që në kohën e qeverisjes së Berishës, mbi dy dekada më parë, pas një defekti, pushtetit të Edi Ramës iu deshën plot 13 vjet në timon për të instaluar sërish një pajisje endovaskulare në spitalin më të madh në vend. Një ritëm vërtet mahnitës për një shërbim urgjence.

Gjatë këtij “pushimi 13-vjeçar”, kërkesat e përsëritura të mjekëve neuroradiologë mbetën në sirtarët e ministrisë, ndërsa pacientët me goditje në tru kishin dy opsione:

Të paguanin 20,000 euro në spitalet private për të shpëtuar jetën.

Të prisnin që reformat shëndetësore të mbërrinin me ritmin e tyre legjendar.

Sot, me instalimin e aparaturës së re të angiografisë digjitale (DSA), spitali do të ofrojë mbulim 24-orësh dhe synon rreth 200 ndërhyrje në vit për goditjet ishemike dhe patologji të tjera si aneurizmat.

“Që sot, trombektomia është në shërbim të qytetarëve në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Është një shërbim i strukturuar dhe i integruar i neuroradiologjisë diagnostikuese dhe intervenuese, që do të thotë se, përmes aparaturave moderne, mundësohet jo vetëm diagnostikimi, por edhe trajtimi i rasteve të insultit ishemik nëpërmjet trombektomisë mekanike. Në këtë shërbim do të trajtohen edhe patologji të tjera me origjinë vaskulare, si aneurizmat, të cilat deri më sot nuk trajtoheshin”, sqaroi ministrja Sala.

Sipas drejtuesve të shëndetësisë, ky është një “stacion i ri integrimi” për QSUT-në. Ndërkohë për qytetarët, mbetet thjesht një rikthim i vonuar i një të drejte bazë që mungonte prej me se një dekade.