Ballina Europë Tronditëse/ Sulm me thikë në shkollë, ish-i dashuri vret 18-vjeçaren dhe 30-vjeçarin...

Tronditëse/ Sulm me thikë në shkollë, ish-i dashuri vret 18-vjeçaren dhe 30-vjeçarin që tentoi ta ndalonte

59
0

Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur një shkollë private në Gosen-Noj Zittau, në Brandenburg të Gjermanisë, ku dy persona kanë humbur jetën. Sipas agjencisë së lajmeve dpa, autori i dyshuar është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në kampusin e shkollës private Docemus. Policia ishte njoftuar pas disa telefonatave emergjente dhe menjëherë në zonë u zhvillua një operacion i gjerë.

Viktimat janë një nxënëse 18-vjeçare e shkollës së mesme dhe një burrë 30-vjeçar. Sipas raportimeve të mediave gjermane, 30-vjeçari ka humbur jetën pasi ka tentuar të ndalojë autorin e dyshuar.

I dyshuari është një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ishte ish-partneri i 18-vjeçares. Ende nuk është e qartë nëse ai ishte aktualisht nxënës i kësaj shkolle apo kishte studiuar aty më parë.

Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një sulm me thikë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të plagosur.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës. Janë kërkuar gjithashtu dy helikopterë të shpëtimit.

Policia ka deklaruar se aktualisht po siguron vendngjarjen dhe se hetuesit nuk besojnë se ekziston më rrezik për nxënësit apo personat e tjerë brenda shkollës.