Ballina Rajoni Ethet e Nilit Perëndimor, 6 viktima në Maqedoninë e Veriut, rriten rastet...

Ethet e Nilit Perëndimor, 6 viktima në Maqedoninë e Veriut, rriten rastet në Europë

40
0

Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen në rajon dhe Evropë, ndërsa Maqedonia e Veriut po përballet me një situatë të rënduar epidemiologjike. Deri më tani, në vend janë regjistruar 53 raste të prekura, 50 prej tyre të konfirmuara në laborator dhe 3 të dyshuara, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në gjashtë.

Viktima e fundit është një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili ndërroi jetë pas 15 ditësh i shtruar në spital, me një gjendje të rënduar klinike dhe sëmundje të rënda shoqëruese.

Sipas drejtorit të Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Fadil Cana, nga 51 pacientë të shtruar deri tani, 27 janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali. Aktualisht, 18 pacientë vijojnë të marrin trajtim, ndërsa 15 prej tyre kanë shfaqur formën neuroinvazive të infeksionit. Pesë pacientë ndodhen në terapi intensive për shkak të gjendjes së rënduar.

Shqetësim shtesë për autoritetet përbën edhe konfirmimi i virusit te shpendët. Një korb i ngordhur i gjetur në një park në Resnjë rezultoi pozitiv, duke shënuar rastin e dytë te shpendët në Maqedoninë e Veriut. Shpendët janë bartës natyrorë të virusit, i cili transmetohet te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.