Ballina Lifestyle Sam Smith dhe i fejuari bëjnë paraqitjen e parë publike pas fejesës

Sam Smith dhe i fejuari bëjnë paraqitjen e parë publike pas fejesës

47
0

Sam Smith dhe i fejuari i tij, Christian Cowan, u shfaqën të veshur me bluza të bardha pa mëngë, teksa dolën në New York të mërkurën.

Çifti dukej mjaft i dashuruar gjatë paraqitjes së tyre të parë publike, që prej konfirmimit të fejesës muajin e kaluar.

Sam dhe Christian kishin koordinuar veshjet e tyre me një stil të thjeshtë dhe modern, teksa shëtisnin nëpër rrugët e New York-ut, shkruan “Daily Mail”.

Këngëtari 34-vjeçar ishte veshur me një bluzë të shkurtër me motive të Disney-t, që linte të ekspozuar pjesën e sipërme të trupit, të kombinuar me pantallona të shkurtra prej xhinsi. Ndërsa Christian, 32 vjeç, kishte zgjedhur një bluzë të bardhë të thjeshtë pa mëngë dhe xhinse.

Sam konfirmoi fejesën me stilistin e modës pasi dyshja kishte qenë në një lidhje për më shumë se tre vjet.

Muzikanti jo-binar, i cili përdor përemrat “ata/atyre” (they/them), foli më gjerësisht për marrëdhënien e tyre në një intervistë për The New York Times.