Ballina Aktualitet U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys...

U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

42
0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Ergys Agasin.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për marrjen në pyetje të Agasit, ndaj të cilit ishte caktuar më herët masa e sigurimit.

Në vendimin nr. 62, datë 28.08.2026, GJKKO ka vendosur vazhdimin e zbatimit të masës “arrest në burg”, të caktuar fillimisht me vendimin nr. 125, datë 15.12.2025.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 27.08.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit nën hetim Ergys Agasi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin nr. 62, datë 28.08.2026, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ergys Agasi (me gjeneralitetet sipas pjesës hyrëse të vendimit), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b, 258, 28/4, 287 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 259, pg 2 në lidhje me nenin 50, shkronja h) të Kodit Penal (sipas Urdhrit të Prokurorisë së Posaçme për ndryshimin/saktësimin e cilësimit juridik dhe pasqyrimin e të dhënave në regjistër, datë 16.04.2026).
2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Tiranë, më datë 28.08.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar