Ballina Lifestyle Celine Dion mbërrin në Paris, dy javë para rikthimit të shumëpritur në...

Celine Dion mbërrin në Paris, dy javë para rikthimit të shumëpritur në skenë

64
0

Këngëtarja e njohur kanadeze, Celine Dion, ka mbërritur të premten në Paris, rreth dy javë para nisjes së koncerteve të saj të rikthimit, të cilat janë shitur të gjitha.

Dion u prit nga fansa të shumtë, të cilët e përshëndetën me entuziazëm teksa ajo po shkonte drejt hotelit Royal Monceau, pranë Champs-Élysées.

Këngëtarja pritet të mbajë gjithsej 16 koncerte në Paris, duke nisur më 12 shtator dhe duke përfunduar më 17 tetor.

Ky rikthim shënon një moment të rëndësishëm për Dion, e cila ka qëndruar për një kohë të gjatë larg skenës për shkak të betejës me sindromën e personit të ngurtë (stiff-person syndrome), një çrregullim i rrallë neurologjik.

Koncertet e saj të fundit të plota u zhvilluan në vitin 2020, ndërsa që atëherë ajo ka bërë një pauzë të gjatë nga performancat.