Ballina Kronika Pasi GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e...

Pasi GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

61
0

Ergys Agasi është transferuar këtë mëngjes nga blloku i sigurisë për në paraburgimin e Bradasheshit. Ai u la nën masën e arrestit në burg nga Gjykata e Posaçme. Agasi akuzohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t.

Agasi u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, pas rreth tetë muajsh në kërkim. Në momentin e arrestimit ai udhëtonte në një automjet të drejtuar nga ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku.

Sipas SPAK, Agasi dyshohet se drejtonte një grup të strukturuar kriminal që ndikonte në tenderat e AKSHI-t përmes konkurrencës së paligjshme dhe presioneve. Ndaj tij janë ngritur akuza që lidhen, ndër të tjera, me grupin e strukturuar kriminal, shkeljen e barazisë në tendera dhe konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës.

GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa mbrojtja e Agasit ka bërë të ditur se vendimi do të ankimohet.