Ballina Kronika Përleshje me lopata në Korçë, dy të plagosur në spital

Përleshje me lopata në Korçë, dy të plagosur në spital

63
0

Një konflikt me lopata dhe mjete të tjera të forta ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, në rrugën “Viktimat e Ravonikut”.

Ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes fëmijësh e cila është përshkallëzuar në një konflikt mes fqinjëve.

Pas grindjes mes fëmijëve, fqinjët e rritur e kanë vijuar konfliktin, i cili më pas ka marrë përmasa masive, duke përdorur edhe lopata dhe mjete të tjera të forta.

Si pasojë e përleshjes, dy persona kanë përfunduar në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, gjatë konfliktit është dëmtuar edhe automjeti i njërit prej familjarëve të përfshirë në sherr.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona në ambientet e Komisariatit të Korçës, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.