Vetëm një ditë pasi u dha lajmi për shkarkimin e kryetare së komanduar të Tiranës, Anuela Ristanit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë të deleguarit politikë dhe deputetët e Tiranës. Takimi që pritet të mbahet ditën e sotme në 11:00 në Tiranë, vjen një ditë pas mbledhjes së socialistëve që u zhvillua në një prej vilave qeveritare në kryeqytet me drejtuesit politikë dhe ministrat, fokusi i të cilës ishte zbatimi në terren i “Besës” dhe “Pranisë Besnike”.
Siç raportuam dhe ditën e djeshme, gjatë takimit të mbajtur dje mes socialistëve u diskutuan mekanizmat e ndërveprimit qeveri-deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për Pasqyrë Albania.
Ndërsa takimi me deputetët e Tiranës, do të zhvillohet pak orë pasi u mësua se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimi që nga 10 shkurti 2024, shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë Anduena Risani. Një ndër arsyet që e nxitën Veliajn për të marrë vendimin për shkarkimin e Ristanit, është edhe mosrespektimi nga kjo e fundit urdhrave që ai ka dhënë.







