Pavarësisht viteve që kalojnë, Lionel Messi vazhdon të jetë në formë. Sulmuesi 39-vjeçar realizoi 3 gola në kampionatin amerikan, në sfidën e fituar 7-1 nga Inter Majemi ndaj Montreal. Gjithashtu, argjentinasi dhuroi edhe një asist. Pas takimit, paraqitja e tij pati ndikim të madh dhe u vlerësua me notën maksimale 10.
Në vitin e katërt te Inter Majemi, Messi vazhdon të impresionojë me statistikat e tij. Në 19 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ai numëron 17 gola, duke konfirmuar se edhe në këtë fazë të karrierës mbetet një nga më të mirët. Inter Majemi renditet në vendin e dytë të kampionatit me 42 pikë të grumbulluara deri më tani, pas 22 ndeshjesh të luajtura.





