Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 31-vjeçari në fshatin Zhitom të Poliçanit. I riu u zu poshtë nga një masiv dheu që u shkëput gjatë hapjes së një pusi uji dhe nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas policisë, në momentin e ngjarjes punimet po kryheshin me një fadromë, e cila drejtohej nga 39 vjeçari me inicialet E.GJ, banues në Berat.
Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.







