Ballina Kronika Dhunuan kamerierin se kërkoi lekët e punës/ Gjykata Durrës lë arrest me...

Dhunuan kamerierin se kërkoi lekët e punës/ Gjykata Durrës lë arrest me burg 2 dhunuesit

51
0

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor për dy personat që dhunuan kamerierin 18-vjeçar në Malin e Robit në Golem.

Njëri nga pronarët e hotelit Florian Habilaj dhe shoku i tij E. Dragoti, të arrestuar nga policia e Kavajës akuzohen nga prokuroria për plagosje të rëndë me dashje.

Ndërkaq në orën 12:30 pritet të zhvillohet masa e sigurisë për Melson Nelën, xhaxhain e kamerierit, Genti Nela, që u kap me një kallashnikov dhe 3 karikatorë në automjet.

Sipas policisë, ai po shkonte të hakmerrej ndaj dhunës së ushtruar mbi nipin i cili u përfshi në konflikt për pagën me vëllezërit Habilaj, bashkëpronarë të hotelit,