Ballina Sport “Jam më i lirë”, Bellingam tregohet mirënjohës ndaj Murinjos për rolin e...

“Jam më i lirë”, Bellingam tregohet mirënjohës ndaj Murinjos për rolin e ri tek Reali

43
0

Xhud Bellingam është një person krejtësisht i ndryshëm në rolin e ri që trajneri Zhose Murinjo i ka krijuar te Real Madridi.

Ai madje shënoi në fitoren 4-0 të djeshme ndaj Malagas.

“Tani jam pak më i lirë, me lirinë për të ecur përpara dhe për të rënë më thellë nëse është e nevojshme. Po e shijoj shumë. Kjo është arsyeja pse po luaj kaq mirë.

Ne kemi një skuadër vërtet të fortë, një ekip të shkëlqyer me cilësi në çdo departament”, shpjegoi ai për Real Madrid TV.