Ballina Sport ​Gabriel Jesus drejt Barcelonës, marrëveshja me Arsenalin është arritur

​Gabriel Jesus drejt Barcelonës, marrëveshja me Arsenalin është arritur

78
0

Barcelona pritet të përforcojë repartin ofensiv me Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, është shumë pranë transferimit te Barcelona, pasi dokumentet mes klubit katalanas dhe Arsenalit raportohet se janë kompletuar.

Sipas raportimeve të fundit, Jesus tashmë ka kaluar edhe testet mjekësore, ndërsa zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet së shpejti.

Kështu, Barcelona pritet ta ketë brazilianin si një nga alternativat e reja në repartin e sulmit, me marrëveshjen që parashihet ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në vitin 2028.

Transferimi i Gabriel Jesus do të ishte një lëvizje e rëndësishme për Barcelonën, për sezonet e ardhshme.