Ballina Lifestyle Justin dhe Hailey Bieber përplasen në dasmë? Ekspertja e gjuhës së trupit...

Justin dhe Hailey Bieber përplasen në dasmë? Ekspertja e gjuhës së trupit zbulon tensionin

91
0

Justin dhe Hailey Bieber ishin ndër të ftuarit VIP në dasmën e Finneas O’Connell, vëllait të këngëtares Billie Eilish, me Claudia Sulewski, e cila u zhvillua të shtunën në Santa Barbara.

Ndërsa Justin, 32 vjeç, publikoi në Instagram disa foto të ngrohta nga eventi, ai dhe bashkëshortja e tij, 29-vjeçarja Hailey, duket se patën në një moment një shkëmbim të tensionuar gjatë festimeve.

Çifti, i cili është prej vitesh së bashku, u pa duke biseduar me gjeste të theksuara nën diellin e Kalifornisë Jugore, ndërsa modelja bëri disa lëvizje mjaft dramatike me duar përpara se të largohej nga bashkëshorti i saj.

Një përfaqësues i Hailey ka refuzuar të komentojë, ndërsa Daily Mail nuk ka marrë përgjigje nga përfaqësuesi i Justin, transmeton “Bota sot”.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, tha për Daily Mail se “mënyra se si Hailey e shikon bashkëshortin e saj teksa ai largohet pas bisedës së tyre të gjallë krijon përshtypjen se këtu ka tension ose dramë”.

James shtoi se qëndrimi i Justin, me shpatullat paksa të përkulura dhe mënyrën se si i mban krahët lehtësisht përpara trupit, “e bën të duket më pak i motivuar dhe më pak pozitiv në këtë moment”.

Megjithatë, ekspertja theksoi se nuk dukej se çifti po grindej.

“Hailey ka lëvizur duart dhe ka bërë gjeste me gisht, por jo drejt tij, kështu që nuk ka ndonjë sinjal konflikti”, tha ajo.

Pjesëmarrja e çiftit në dasmën e O’Connell dhe Sulewski vjen pak para përvjetorit të tyre të tetë të martesës, të cilin ata do ta festojnë muajin e ardhshëm.