Ballina Politika ‘Kanë kaluar 8 vite, ku janë hetimet?’, Emiri: Teatri, prova e drejtësisë...

‘Kanë kaluar 8 vite, ku janë hetimet?’, Emiri: Teatri, prova e drejtësisë së SPAK-ut

82
0

Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Julinda Emiri, e cilësoi çështjen e Teatrit Kombëtar si “provën më të parë dhe më të fuqishme të drejtësisë së SPAK-ut”, duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme për zvarritjen e hetimeve mbi shkeljet qëkanë nisur që në vitin 2018.

Emiri theksoi se kanë kaluar tetë vite, janë ndërruar tre drejtues të SPAK-ut dhe ende nuk ka një përgjigje mbi hetimet, pavarësisht kallëzimeve të shumta të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ajo kërkoi nga SPAK-u dhe prokurori Braho të japin përgjigje se ku kanë mbetur hetimet dhe pse janë shkelur afatet e drejtësisë.

Emiri deklaroi gjithashtu se vetëm provat dhe shkeljet e lidhura me Teatrin Kombëtar do të mjaftonin për të vënë në përgjegjësi Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Deklarata e plotë:

Teatri është prova më e parë dhe më e fuqishme e drejtësisë së SPAK-ut. Kanë filluar shkeljet kushtetuese për teatrin që në vitin 2018 dhe sot tetë vjet më mbrapa, jo vetëm që janë ndërruar tre drejtorë të SPAK-ut dhe akoma nuk kemi asnjë përgjigje ku janë hetimet për shkeljen e, që janë, për shkeljet që janë bërë me Teatrin Kombëtar.

Është, janë shkeljet, kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë pafund, në vend që t’i bënte SPAK-u vetë sepse e ka detyrë SPAK-u vetë që t’i, t’i ngrejë, të bëjë detyrën për të cilën paguhet. I ka bërë, ia ka çuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe jo vetëm që s’i ka bërë vetë, por nuk i kthen as përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Dhe shumë paturpësisht, zoti Braho në një pyetje të para pak kohëve thonte që në qoftë se keni prova për Ramën, mi dërgoni. Zoti Braho akoma nuk kishte prova për Ramën. Përveç gjithë provave për shkeljet e tjera, vetëm provat, sikur vetëm provat për Teatrin Kombëtar të merren, at- vetëm aty, zoti Rama dhe gjithë qeveria e tij bie me shkeljet që janë bërë për Teatrin Kombëtar. Duam përgjigje siç e ka detyrën, zot-, nga zoti Braho, nga SPAK-u, ku janë hetimet për Teatrin Kombëtar dhe pse janë shkelur të gjitha afatet sepse duhet të ishte bërë drejtësia shumë vite përpara. Kanë kaluar tetë vjet.