Ballina Aktualitet Protestuesit nisin marshimin drejt Komisariatit nr. 1, kërkojnë lirimin e personave të...

Protestuesit nisin marshimin drejt Komisariatit nr. 1, kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar

68
0

Është mbyllur protesta e 94-të radhazi para Kryeministrisë në Tiranë, ndërsa protestuesit po marshojnë në rrugët e kryeqytetit, me destinacion komisariatin numër 1.

Sipas informacioneve të para, një pjesë e protestuesve janë drejtuar në këmbë drejt Komisariatit nr. 1, ku synojnë të kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës.

Tubimi para Kryeministrisë u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë. Efektivët ndërhynë pas paralajmërimeve me megafon, ndërsa gjatë përplasjes u përdor edhe gaz lotsjellës.

Protesta e sotme ishte e ndarë në dy fronte, me një grup protestuesish që qëndronte përpara Kryeministrisë, ku vijuan fjalimet, dhe një grup tjetër pranë hyrjeve të pasme të godinës.