Ballina Aktualitet “Reklamoni një program që nuk vlen asnjë fjalë për problemet tona”/ Protestuesi:...

“Reklamoni një program që nuk vlen asnjë fjalë për problemet tona”/ Protestuesi: “Besa” është pjesë e sistemit të Ramës

93
0

Vijon edhe këtë të shtunë protesta e radhës, teksa qytetarët dalin në ditën e 98-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Nga programi “Besa”, te shërbimet publike, paratë e shtetit dhe mediat, kritikat kanë qenë të ashpra nga një prej protestuesve.

“Qytetarët vijnë këtu që të gjejnë shpresë. Edi Rama me programin “Besa”, e cilëson realitetin shqiptar jo si plagë, por rritje e pritshmërive.

Na e shet si arritje atë që duhet të ishte normale. Reklamoni një program që nuk vlen asnjë fjalë për problemet e qytetarëve.

Shqiptari jeton në radhë, spitale dhe borxhe. Ai dëgjon pallavrat e juaja çdo ditë. Ku shkojnë paratë që merr shteti.
Mos na e shitni si shtet modern.

Ai që duhet të të shërbejë, të shikon si klient. Ky system ka blerë media. Ua mbushi ekranin shqiptarëve me aq shumë pisllëk, saqë s’ka më vend për të vërtetën. Ne nuk duhet të zgjedhim mes viktimës dhe grabitjes”, u shpreh ai.