Pas fitores 3:1 në transfertë kundër Laçit në një fushë të vështirë, trajneri i Teutës, Edlir Tetova foli për mediat, duke dhënë një “pasqyrë” më të qartë për atë që ndodhi.
“Mendojë se do të kishte një lojë më të bukur, bazuar në atë çka kisha parë Laçin në dy javët e para. Për paraqitjen, dua t’i vendos ekipit tonë 10-të. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më herët.
Sot nuk ishte aq e mirë gjendja e fushës. I kam kërkuar lojtarëve që të jenë 1 kundër 1 në fazën defenisve, pas tërheqjes. Mua nuk më pëlqen shumë që të luajmë mbrapa. Edhe me Tiranën ishim 1 kundër 1, por ishim më ofensiv, kurse sot ishim më defensiv.
Treshja e mbrojtjes kërkoi ndihmë shtesë, për shkak edhe të fushës. Prisja një ndeshje më të mirë, terren më të mirë, ama jam shumë i kënaqur me çunat e mi edhe në sulm edhe mbrojtje. Kur merr një ekip të ri, ka kurba, ka ndeshje të mira, ama ka edhe ndeshje te këqija.
Çunat janë bashkuar me mua. Në një ditë të keqe terreni, duhet të mbrosh portën. Shënuam nga goditja standarte për 2 – 0. Mund të kishim shkuar edhe 3 – 0.
Pritja e portierit tonë në penallti, na ndihmoi. Kam pasur dorë të lirë në zgjedhjen e ekipit. Akoma kam 3 lojtarë jashtë. Me pushimet e kombëtareve, do të kemi mundësi me ekip më të plotë.
Fokusi i këtij 4-vjeçari do të jetë prodhimtaria e klubit, pra pjesë të akademisë. Egoizmi te lojtarët? Lojtarët kanë premio nëse fitojnë topin. Ka kritika. Kam vendosur edhe premio shtesë”..







