Ballina Kuriozitete E ushqente prej 2 vitesh, krokodili sulmon dhe vret punonjësin në park

E ushqente prej 2 vitesh, krokodili sulmon dhe vret punonjësin në park

65
0

Një punonjës i një parku aventurash në Papua Guinenë e Re ka humbur jetën pasi u sulmua nga një krokodil për të cilin kujdesej prej rreth dy vitesh.

Ngjarja ndodhi gjatë ushqyerjes së kafshës në Parkun e Aventurave në Port Moresby.

Sipas dëshmitarëve, punonjësi kishte sjellë një pulë pranë gardhit për të ushqyer krokodilin, kur zvarraniku e kapi nga këmbët dhe tentoi ta tërhiqte në ujë.

Krokodili e mbajti punonjësin për rreth një orë.

Për ta liruar, policia u detyrua të qëllonte kafshën më shumë se 10 herë.

Pas shpëtimit, punonjësi u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë të dielën në mëngjes nga plagët e marra.

Punonjësi kishte rreth dy vite që punonte në park. Aty organizoheshin edhe demonstrime të ushqyerjes së krokodilëve për vizitorët, me punonjësit që afroheshin pranë kafshëve.

Pas ngjarjes, Parku i Aventurave është mbyllur përkohësisht. Autoritetet po shqyrtojnë rrethanat e sulmit dhe masat e sigurisë gjatë trajtimit të kafshëve.