Ballina Politika “Kur të shohin atë ‘varkën e shpëtimit’, do të mund të ikin...

“Kur të shohin atë ‘varkën e shpëtimit’, do të mund të ikin prej aty për të shpëtuar veten”/ Aktivistja Xhaferri, jep detajet e forta: PS po shpërbëhet

58
0

Aktivistja dhe anëtarja e Dhomës Britanike, Silvana Xhaferri Hoxha, ka deklaruar se protestat dhe zhvillimet politike në vend po sjellin përçarje brenda Partisë Socialiste, ndërsa kërkoi ndryshime të thella në Kushtetutë dhe në ligjin zgjedhor.

E ftuar në nje studio televizive, Hoxha tha se protestuesit kanë bërë një hap konkret për të siguruar që personat që janë angazhuar në protestë të mos bëhen pjesë e një qeverie të përkohshme 12-mujore.

“Ne kemi bërë edhe një hap që asnjë nga ne që merret me protestën të mos jetë pjesë e qeverisë 12-mujore që do të jetë”, deklaroi ajo.

Sipas Hoxhës, Partia Socialiste po përballet me dobësi të brendshme, të cilat, sipas saj, ende nuk janë shfaqur plotësisht. “Jam e bindur se PS po shpërbëhet.

Po ne nuk i kemi parë pikat e dobëta”, u shpreh aktivistja. Ajo komentoi edhe situatën brenda parlamentit, duke pretenduar se jo të gjithë deputetët kanë bindje të njëjta politike apo një ide të qartë mbi atë që përfaqësojnë.

“Janë mbledhur anëtarët e parlamentit, që jo domosdoshmërisht kanë bindje politike të majta. Disa prej tyre nuk e dinë se çfarë përfaqësojnë dhe, kur të shohin atë varkën e shpëtimit, do të mund të ikin prej aty për të shpëtuar veten”, tha Hoxha.

Sipas saj, një situatë e ngjashme mund të jetë duke u shfaqur edhe brenda forcave të tjera politike. “E njëjta gjë po ndodh edhe me forcën tjetër politike”, deklaroi ajo. Hoxha u shpreh se ndryshimi politik nuk duhet të kufizohet vetëm te rotacioni qeverisës, por duhet të përfshijë një rishikim tërësor të mënyrës se si funksionon shteti.

“Duam që Kushtetuta e vendit të ribëhet nga e para. Kemi shumë teknikë, kemi elemente të mira nga Diaspora. Nëse Shqipëria do ta ribëjë Kushtetutën dhe ligjin zgjedhor, le të krijohen sa të duan parti të tjera”, tha aktivistja.