Në ditën e 100-të kombëtare qytetare, protestuesit janë mbledhur si çdo natë edhe sot në 7 shtator. Ata u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej, ku dhe shprehën pakënaqësi.
Më pas, me flamuj kombëtar dhe me thirrje të forta kundër qeverisë janë drejtuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë.
“Rama, jepe dorëheqjen”, “Largohu”, “Gjithë Shqipëria të urren”, “Rama në burg, Berisha në burg” etj.
Kjo pritet të jetë një protestë e veçantë, pasi shënohet edhe dita e 100 e protestave kombëtare kundër keqqeverisjes.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, kanë thirrur protestuesit, ndërsa kanë vijuar me slogane të tjera kundër qeverisë.
Tubimi vjen në kuadër të protestave të përditshme të nisura më 31 maj, të cilat aktivistët i kanë pagëzuar “Revolucioni Flamingo”. Protestuesit kërkojnë ndryshim politik dhe kanë paralajmëruar vijimin e aksionit qytetar.







