Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Bromley High Street, në juglindje të Londrës. Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerët nuk janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, rreth orës 14:19, kur në zonë mbërritën forca të shumta policie, ambulanca dhe ekipet e urgjencës, përfshirë Ambulancën Ajrore të Londrës.
Sipas informacioneve paraprake, një përleshje ka nisur brenda ose pranë një restoranti KFC dhe më pas situata ka përshkallëzuar në sulm me thikë.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar shtatë persona. Policia ka vijuar kontrollet në zonë, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se aktualisht nuk ka një kërcënim më të gjerë për publikun. Një dëshmitare tha se pa një sherr të shpërthente në rrugën kryesore. Për shkak të situatës, ajo mbylli përkohësisht disa klientë brenda një biznesi aty pranë, ndërsa priti që zona të qetësohej. Hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të përleshjes vijojnë.







