Ballina Politika “E pabesë”/ Bllokimi i autokolonave të shqiptarëve në Nikshiq, reagon ashpër Lapaj:...

“E pabesë”/ Bllokimi i autokolonave të shqiptarëve në Nikshiq, reagon ashpër Lapaj: Rama paska thirrur vëllezërit malazezë, për të ndalur djemtë e Shqipërisë

90
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas ndalimit të një autokolone me shqiptarë të diasporës në kufirin e Malit të Zi me Bosnjën.

Lapaj pretendon se në kufi janë dislokuar qindra forca speciale malazeze, të cilat kanë ndaluar autokolonën dhe u kanë komunikuar udhëtarëve se nuk do të lejoheshin të vijonin drejt Shqipërisë. Sipas tij, autoritetet malazeze u kanë thënë mërgimtarëve se ndalimi ishte kërkuar nga pala shqiptare.

“Na ka njoftuar shteti shqiptar se po shkoni për të destabilizuar. Nuk do t’ju lejojmë të kaloni”, citohet t’u jetë komunikuar udhëtarëve.

Lapaj ka reaguar ashpër ndaj situatës, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me qeverinë shqiptare.

“Edi Rama paska thirrur ‘vëllezërit malazezë’ për të ndalur djemtë e Shqipërisë!”, shprehet Lapaj. Ai e cilësoi situatën si “të pabesë”, ndërsa denoncimi vjen në një kohë kur shqiptarë nga diaspora po udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës.