Kryeministri Edi Rama ka përmendur për herë të parë pas shumë kohësh raportin me ish-presidentin Ilir Meta dhe një reflektim lidhur me të.
Rama u shpreh në një intervistë se ka pasur një bashkëudhëtar për një kohë të caktuar të rrugëtimit të tij politik, që ishte shumë dyshues.
Edhe pse nuk e tha troç emrin e Metës, e la të nënkuptohet, pasi ai ka qenë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ramës, me të cilin ka ndarë edhe koalicion qeverisës disa vite më parë.
Pjesë nga intervista
Edi Rama: Unë te besimi e kam shumë të theksuar, te kontrolli e kam përgjithësisht dobësi. Kam njohur njerëz shumë dyshues kam pasur në mënyrë të veçantë një, bashkudhëtar për një kohë të caktuar rruge, ishte njeri dhe është, por tashmë jo bashkudhëtarë. Nuk ka rëndësi emri, vuante thellë nga dyshimi.
Gjithmonë kam besuar se të dyshosh tek të tjerët dhe të jetosh me dyshime ka një kosto të madhe. Por nganjëherë them që duhet, sidomos në pozicione që ke përgjegjësi besimi i tepërt kthehet në një kosto që mund ta paguajnë edhe të tjerët.







