Ballina Sport Nga një gol për secilën skuadër, Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët

Nga një gol për secilën skuadër, Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët

35
0

Tirana dhe Skënderbeu nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1, në takimin e vlefshëm për Superioren. Bardheblutë  e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të Ndong.

Në pjesën e dytë, korçarët reaguan dhe vendosën ekuilibrat, me golin e Baba Musa.

Tirana e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Colley. Tirana ka 4 pikë pas 4 ndeshjesh, ndërsa Skënderbeu me 2 pikë mbyll klasifikimin.