Gazetarja Ola Xama ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si qeveria ka ndryshuar rregullat për dhënien e tokës shtetërore dhe duke e lidhur këtë me një biznesmen që, sipas saj, është fqinj i kryeministrit në Surrel.
Në një reagim të saj, Xama i referohet rastit të “Cereni”, për të cilin pretendon se ka përfituar tokë shtetërore me një çmim simbolik prej 1 euroje për hapjen e lokaleve dhe restoranteve.
Gazetarja akuzon qeverinë se po ndryshon rregullat dhe po krijon struktura publike që, sipas saj, shmangin konkurrencën dhe favorizojnë individë apo kompani të caktuara.
Xama argumenton se toka shtetërore nuk duhet të jepet pa një proces konkurrues, por përmes një gare ku të vlerësohen investimi, punësimi, plani i biznesit dhe impakti ekonomik.
“Vetëm në një ‘Republikë Bananesh’ merren vendime dhe ligje që kanë mbi krye emrin e biznesmenëve”, shkruan ndër të tjera gazetarja, ndërsa ngre edhe pyetjen se përse ndryshohen rregullat për dhënien e tokës shtetërore për lokale e restorante.
Më tej, Xama e lidh këtë mënyrë qeverisjeje edhe me kritikat e saj për konkurrencën dhe tregun e lirë, ku pohon se shteti po ndërhyn në mënyrë selektive në ekonomi.
Në vijim, reagimi i plotë i gazetares Ola Xama:
“Po ‘Cereni’ qe i ke dhene token e ushtrise me 1 euro per te bere restorant cfare eksporton? Dhe kjo pa patur asgje personale me personin ne fjale se ben vaki mund te jete shume i talentuar…
Megjithate vetem ne Republiken e Edi Rames eshte pare qe te ndryshohet VKM per dhenien e tokes shteterore me 1 euro ose enfiteoze per te hapur lokale dhe jo per te nxitur industrite qe sjellin zhvillim ne ekonomi, pa asnje studim, pa asnje arsyetim por vetem sepse nje shef kuzhine eshte komshi me kryeministrin.
Mbase shqiptaret e kane votuar qe te zhvilloje turizimin e kafeneve dhe lokaleve dhe kete duan, por vetem ne nje “Republike Bananesh” merren vendime dhe ligje qe kane mbi krye emrin e biznesmeneve duke shkaterruar cdo koncept te tregut te lire. Vetem ne nje republike si kjo e jona sot mund te ndryshosh gjithe strukturen e furnizimit me mallra e sherbime te institucioneve publike duke hapur kompani dhe nenkompani publike ne formen e guackave me qellim te vetem eleminimin e gares.
Ironia pastaj eshte se del dhe flet e mban leksione per tregun e lire qe nuk nderhyn dot shteti kur vjen fjala per rritjen e cmimeve- dhe pse shteti ka institucione qe duhet te luftojne monopolet dhe te rritin konkurrencen.
Nese do qe te marresh vendime te drejta qofte dhe duke patur qasjen driteshkurter se vendi do zhvilllohet duke dhene toke falas per te hapur lokale, duhet qe te hapesh GARE. Kush ofron me shume investim, punesim dhe ndarje fitimi me shtetin, kush ka plan biznesi me te mire dhe jep impakt ekonomik me te madh ne zone, ai duhet ta marre. Jo njeri qe ti thua se eksporton ne Japoni dhe tjetri qe te rastisi komshi ne Surrel”, deklaron Xama.







