Ballina Kosovë Nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës thoshte se serbët vuajnë më...

Nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës thoshte se serbët vuajnë më keq se në kohën e Perandorisë Osmane. Si e votoi Vetvendosja?

36
0

Deputetja serbe Tanja Vujoviç u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo mori edhe votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi bashkëpartiakë të saj nga Lista Serbe nuk arritën t’i merrnin votat e nevojshme. Vujoviç është dekane e Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili funksionon sipas sistemit të Serbisë.

“Çdokush duhet të jetë i vetëdijshëm se pozita e serbëve në këto zona është jashtëzakonisht e vështirë dhe mund të krahasohet me periudhën e Perandorisë Osmane, kur serbët paguanin taksa dhe haraçe të ndryshme.

Megjithatë, në mars të këtij viti, ajo ka thënë se Ligji për të Huajt i miratuar nga Qeveria e Kosovës “do të sigurojë vazhdimin e funksionimit të institucioneve brenda sistemit të Serbisë”.

“Ne e dimë se çfarë po mbrojmë dhe nuk do të heqim dorë nga kjo luftë”, kishte deklaruar ajo.