Ballina Lifestyle Zendaya surprizon me pamjen e re, shfaqet me një nga modelet më...

Zendaya surprizon me pamjen e re, shfaqet me një nga modelet më të shkurtra të flokëve

67
0

Zendaya u shfaq me një model flokësh shumë më të shkurtër teksa doli për darkë në New York me koleget e saj të serialit “Euphoria”, Hunter Schafer dhe Alexa Demie.

Aktorja 30-vjeçare u takua me dy yjet e serialit në restorantin japonez “Rule of Thirds”, në Brooklyn.

Zendaya tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj të re, ndërsa u fotografua duke buzëqeshur pranë ekipit të saj të sigurimit.

Ajo kishte veshur një bluzë të kuqe të ndezur, të kombinuar me pantallona ngjyrë krem.

Ndërkohë, Hunter Schafer u shfaq elegante me një fustan të zi dhe syze dielli, ndërsa Alexa Demie zgjodhi një pamje më casual me një bluzë të bardhë.

Zendaya, e njohur për rolin e Rue Bennett në “Euphoria”, surprizoi fansat dhe kalimtarët me transformimin e saj të fundit në pamje.