Ballina Aktualitet Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë së Tiranës, taksitë parkohen...

Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë së Tiranës, taksitë parkohen në rrugë, policia ndërhyn

37
0

Sindikata e Punonjësve të Transportit ka zhvilluar këtë të mërkurë një protestë përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku ka kërkuar zgjidhje për problematikat dhe kërkesat e punonjësve të sektorit të transportit.

Tubimit i janë bashkuar edhe drejtues të shërbimit taksi, të cilët kanë parkuar automjetet përgjatë rrugës, në shenjë proteste ndaj institucionit të Bashkisë së Tiranës.

Parkimi i mjeteve në rrugë ka sjellë ndërhyrjen e forcave të policisë, të cilat kanë kërkuar nga drejtuesit e taksive që t’i largojnë automjetet.

Efektivët kanë ndërhyrë me qëllim shmangien e bllokimit të qarkullimit dhe garantimin e vijimësisë normale të trafikut në zonën përreth Bashkisë së Tiranës.

Protesta vijon përballë godinës së bashkisë, ndërsa punonjësit e transportit kërkojnë që problematikat e ngritura prej tyre të marrin zgjidhje.