Ballina Kronika E rëndë/ Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Sektorit Rinia...

E rëndë/ Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Sektorit Rinia në Durrës

65
0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre në zonën e Sektorit Rinia, në Durrës.

Flakët vijojnë përhapjen e gjerë, ndërsa ekipi zjarrfikës  ndodhet në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa edhe banorët e zonës kanë dalë në ndihmë, duke u përpjekur të frenojnë përhapjen e zjarrit dhe të mbrojnë banesat dhe pronat e tyre.

Situata vijon të jetë nën monitorim, ndërsa ndërhyrja po përqendrohet në parandalimin e avancimit të flakëve drejt zonave të banuara.