Kreu i PD-së Sali Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm me ndjekësit ka deklaruar se tre janë personat që kontrollojnë kryeministrin Edi Rama.
Sipas tij tre personat janë Belinda Balluku, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
“Personat që kontrollojnë sot Ramën janë 3, Lubi Balluku, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Të paktën minimumi 60-70% të krimit janë të porositura nga Edi Rama. Lubi Balluku është notere ose bashkëautore në të gjitha vjedhjet që Rama ka bërë që kur është bërë kryetar bashkie dhe atë e ka vendos shefe kabineti deri sot.
Nuk mund të shkarkohej sistemi TIMS me arkivën totale të kriminalitetit dhe të dhënat e qindra milionë njerëzve të eksportohej në duart e krimit dhe të mos u hynte gjemb në këmbë. U bë me urdhër të padrinos. Vetëm ai mund të jepte një urdhër të tillë. Ai ishte urdhër direkt i Edi Ramës. Pra, në këtë kuadër është Rama ai që kontrollon SPAK nuk është asnjë prej këtyre, po Rama po.
Merr dosjen Aruba. Është takim kriminal tre palësh trafikantët e drogës, ndërtuesit shqiptarë dhe qeveritarët. Urdhërarreste janë lëshuar për ndërtuesit trafikantë dhe asnjë fjalë për qeveritarët. Kjo tregon kontroll absolut dhe e bën SPAK ortak me narkoshtetin”, tha Berisha.







