Ballina Sport Roma barazon me Interin në derbin e madh

Roma barazon me Interin në derbin e madh

99
0

Roma dhe Interi kanë ndarë pikët në një përballje spektakolare të Serie A, e cila në stadiumin “Olimpico” të Romës përfundoi me rezultat 2:2.

Roma e nisi furishëm takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 6-të përmes Koné. I njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë në minutën e 37-të, duke i dhënë Romës një avantazh të dyfishtë.

Interi reagoi menjëherë pas pushimit. Lautaro Martínez ngushtoi epërsinë në minutën e 46-të, ndërsa sulmuesi argjentinas shënoi sërish në minutën e 79-të për të vendosur rezultatin përfundimtar 2:2.

Roma dhe Interi mbeten me nga 13 pikë pas pesë javëve të para të kampionatit.

Të dyja skuadrat vazhdojnë të jenë të pamposhtura në këtë fillim të sezonit..