Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi në lagjen 13 të Durrësit, duke u përhapur me shpejtësi dhe krijuar re të dendura tymi në zonë.
Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e mbetjeve nga një banor i zonës, ndërsa zjarri është pranë banesave.
Shërbimi zjarrfikës i Durrësit ka dërguar në terren dy mjete me 8 efektivë, ndërsa për mbështetje me ujë ka shkuar edhe një autobot. Në përpjekje për të kufizuar përhapjen e flakëve janë angazhuar edhe banorë.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata pranë banesave është nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat. Ndërkohë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të zjarrit.







