Ballina Politika Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

64
0

Ka përfunduar Loti 2 i aksit rrugor Elbasan–Papër, një tjetër segment i rëndësishëm i infrastrukturës rrugore në këtë zonë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar në rrjetet sociale edhe pamje nga aksi i përfunduar.

“MIRËMËNGJES dhe me Lotin 2 të përfunduar të aksit Elbasan–Papër, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në postimin e tij.

Përfundimi i këtij loti shënon përmbylljen e punimeve në këtë segment të aksit Elbasan–Papër, ndërsa pamjet e publikuara nga kryeministri tregojnë rrugën pas përfundimit të ndërhyrjeve.