Ballina Politika Berisha: I bëj thirrje FBI-së ta arrestojë Vlora Hysenin si kërcënim real...

Berisha: I bëj thirrje FBI-së ta arrestojë Vlora Hysenin si kërcënim real për NATO-n

124
0

Kreu demokrat gjatë konferencës me gazetarët, e bëri thirrje FBI-së ta arrestojë Vlora Hysenin si kërcënim real për NATO-n. “Mandatin e arrestit për Ramën do ia presin shqiptarët”, tha kreu demokrat.

Berisha: Pra, siç e shihni, Edi Rama, i cili kishte informacione të plotë, por që me qëllim kishte dorëzuar shërbimin informativ tek krimi, tek bandat, është de facto sot njeriu më i paligjshëm në Shqipëri. Mandati i arrestit për Edi Ramën është mandati që duhet t’ia presin shqiptarët sa më parë.

Kurse për Vlora Hysenin, e cila thuhet se është me shërbim jashtë vendit, në rast se ajo është në shoqërim të Edi Ramës, u bëj thirrje FBI-së dhe policisë së SHBA ta arrestojnë jo vetëm si një kriminele ordinere, anëtare të një organizate kriminale më të rrezikshme në Evropë, por ta arrestojë edhe si një person, e cila me grupin e vet, si anëtare grupi, ka përbërë një kërcënim real të vërtetë për aleancën e Atlantikut të Veriut.

Unë në mënyrë të përsëritur kam ngritur këtu se ky grup i strukturuar kriminal kontrollonte çdo të dhënë që ekziston në internet në territorin e Republikës së Shqipërisë të çdo personi, të çdo subjekti, dhe dhe këto i ka transferuar në drejtime të armiqve të NATO-s. Fatmirësisht kjo aferë është tashmë lehtësisht e hetueshme.