Ballina Lifestyle Frankie Muniz flet për periudhën pas divorcit: Nuk do t’ia uroja askujt

Frankie Muniz flet për periudhën pas divorcit: Nuk do t’ia uroja askujt

71
0

Aktori Frankie Muniz ka folur hapur për periudhën e vështirë që po kalon pas divorcit nga Paige Price, me të cilën ishte së bashku për rreth dhjetë vite.

Ylli i “Malcolm in the Middle” tha se gjashtë javët e fundit kanë qenë një nga periudhat më të vështira të jetës së tij.

“Gjithçka më dukej e vështirë, e paqartë dhe sikur po shpërbëhej. Nuk do t’ia uroja askujt një periudhë të tillë”, shkroi ai në Instagram.

Megjithatë, Muniz tha se kjo periudhë e ka detyruar të qëndrojë vetëm me veten dhe të reflektojë mbi jetën e tij.

“Ky nuk është fundi i historisë. Është pjesa ku filloj të punoj me veten. Nëse edhe ju jeni në fund, nuk jeni të thyer. Po rindërtoni veten”, u shpreh ai.

Muniz dhe Paige kanë një djalë, Mauz, të lindur në vitin 2021.

Pas ndarjes, aktori tha se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e bazuar në miqësi dhe bashkë-prindërim.

Krahas jetës personale, Muniz po vazhdon edhe karrierën në gara automobilistike, ndërsa është rikthyer së fundmi edhe në aktrim me “Malcolm in the Middle: Life’s Still Unfair”.