Ballina Aktualitet Dokumente sekrete të SHISH në makinën e Agasit/ SPAK gjen 9 faqe...

Dokumente sekrete të SHISH në makinën e Agasit/ SPAK gjen 9 faqe me diagrame gjatë kontrolleve, biznesmeni: I lashë me qëllim që t’i gjente Prokuroria!

49
0

Mediat kanë  mësuar detaje të reja pas arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Burime ekskluzive bëjnë me dije se SPAK ka gjetur në makinën e Ergys Agasit, 9 faqe word me diagrame (dokumente sekrete) të SHISH, gjatë kontrolleve që u ushtruan në “Equos Resort” më datë 22 korrik.

Biznesmeni i arretsuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t mësohet se në seancë e ka pranuar se dokumentet i përkisnin atij dhe se i kishte lënë me qëllim që t’i gjente SPAK aty.